Dy foto paparaci të Anës së “Për’puthen” (e pezulluar tashmë nga emisioni) dhe reperit shqiptar, Bardhyl Idrizi, u bënë shkak që në media të përflitej për një romancë mes tyre. Ata të dy u fotografuan një herë në Tiranë e më pas në Kosovë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Bardhi i hodhi poshtë dyshimet për një romancë me Anën, pasi në “Afterparty-n e Luana Vjollcës”, tha se është single. Gjithashtu, Ana mohoi më herët në emisionin “Për’puthen” lidhjen me reperin shqiptar, pasi u pyet nga moderatorja Bora Zemani lidhur me fjalët që ishin përhapur për ta prej disa kohësh. Ajo u shpreh se me Bardhin njihet prej kohësh, për shkak të menaxherit të tij. Më pas Ana zbuloi se po bashkëpunon me reperin për disa projekte, por nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë.

“Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë. Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë”, u shpreh Ana.

Mirëpo, deklarata e fundit gjatë intervistës “60 sekonda për Prive” i ka hedhur benzinë zjarrit. Pyetjes “Nga 1 deri në 5, sa e varur je nga seksi”, Ana iu përgjigj “Pyet Bardhin“, duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie intime.

Për më tepër, ndiqni videon: