Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka dhënë një lajm të mirë për fermerët i cili shkruan se duke nisur nga dita e nesërme do të nisë aplikimi për naftë pa akcizë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Braçe i bën thirrje fermerëve që të aplikojnë pranë njësive përkatëse administrative nga nesër.
Gjithashtu ai bën me dije se kategoritë që përfitojnë janë fermerët individualë, shoqëritë e bashkëpunimit Bujqësor, si edhe personat fizikë apo juridikë që kryejnë veprimtari bujqësore.
Sipas tij ata do të përfitojnë: 1. 100% e sasisë së nevojshme për sipërfaqe deri në 10 hektarë; 2. 100% e sasisë së nevojshme deri në 10 hektare dhe, mbi 10 hektare sasinë e naftës me normative të reduktuar.
Postimi i Erion Braçes:
Neser/15 janar!
Neser/15 janar!
Nis aplikimi per nafte pa akcize,
Pa takse qarkullimi, pa takse karboni,
Pa tvsh perkatese!
Nafte 800 leke me pak!
Aplikoni nga neser!
Per bashkine Divjake e Lushnje, per tu ndihmuar, shkoni prane njesive administrative, ku nje nepunes u ndihmon te aplikoni online!
Shkoni!
Perfitojne:
1. Fermeret individuale
2. Shoqerite e Bashkepunimit Bujqesor
3. Personat Fizike apo Juridike qe kryejne veprimtari bujqesore
Sa perfitojne:
1. 100% e sasise se nevojshme per siperfaqe deri ne 10 HEKTARE
2. 100% e sasise se nevojshme deri ne 10 HEKTARE dhe, mbi 10 HEKTARE sasine e naftes me normative te reduktuar
Perfitimi per liter nafte:
1. 37 leke/liter Akcize
2. 27 leke/liter Takse Qarkullimi
3. 3 leke/liter Takse Karboni
4. 13.4 leke/liter TVSH respektive
Totali 80.4 leke/liter
DOKUMENTAT:
1. Nipt i fermerit aktiv per fermeret individuale
2. Nipt/nuis aktiv per personat fizik e juridik me aktivitet bujqesor
3. Toke Bujqesore ne pronesi ose ne perdorim me dokumentat perkatese
4. Madhesia totale e fermes
mbi 0.4 HEKTARE dhe parcele me te madhe se 0.1 HEKTARE.
Aplikoni aplikoni aplikoni:
Ne portalin e-albania, prane njesive administrative, drejtorive te bujqesise, adisa! Paraqituni ne bashkine Divjake e #Lushnje per ndihme aplikimi. Mos harroni:Hoqem tvsh e taksen doganore per plehra kimike, pesticide, farera e fidane bujqesore; Hoqem tvsh per mekaniken bujqesore e elementet e serave!
etj etj etj! Kosto e punes ne bujqesi nuk ka qene kurre me e ulet!
Nderkohe; Tatim fitimi e tvsh ne bujqesi e kemi bere zeeeeeroooooo!