Gati 20-30% e punonjësve që do të investohen për ndërtimin e spitalit të Fierit, nga kompania turke, do të jenë shqiptarë. Këtë e bëri me dije përfaqësuesi i kompanisë që mbërriti sot nga Stambolli, gjatë inspektimit të truallit ku do të ngrihet godina. Nga nesër ekipi nis punën për ndërtimin e kësaj vepre, premtim nga Presidenti turk Erdogan, me zotimin për ta dorëzuar gati pas 3 muajsh. Kryeministri Edi Rama, i garantoi kompanisë se qeveria “është në dispozicionin tuaj, çdo gjë do të jetë si e kërkoni ju. Me mbështetje të plotë. Plani që keni ju parashikon që shumë njerëz të punojnë këtu, prandaj mirësevini dhe ambasadori nga ana juaj dhe ne nga ana jonë do të japim mbështetje të plotë”.

Kompania turke që do të ndërtojë Spitalin e Ri Rajonal dhe sfida e saj është ta dorëzojë gati brenda 3 muajsh, do të angazhojë 1200 punëtorë me 3 turne në 7 ditë të javës. Kryeministrin e prezantuan gjithashtu me “heroin”, Adnani që bëri aeroportin e Stambollit për 11 muaj. Ai do te punoje gjithashtu per spitalin e Fierit. “Pra ju jeni ai që u desh të rrinte atje për 11 muaj, ë?”, i tha Rama, Adnanit.  Bashkebisedimi i plote: -Kjo është ajo që kemi planifikuar për projektin -Ky vendi? -Po ky vendi. -5 hektarë? -Po, 5 hektarë, 5000 metra. -Ka infrastrukturë në zonë. -Duhet të nisim punën. Djemtë janë këtu që tani, do jetë kjo skuadra që do fillojnë punën. Zoti Kryeministër. -Kjo është toka -Kjo është skuadra -Shumë mirë -Adnani është heroi që bëri aeroportin e Stambollit për 11 muaj. -Pra ju jeni ai që u desh të rrinte atje për 11 muaj, ë? -Do rrijë. -Dhe nuk pa kurrë hënën se kishte dritë 24 orë në ditë. -Është mësuar tashmë.

-Mbase doni të thoni disa fjalë këtu. Sfida është shumë e madhe sic mund ta kuptoni. Ju jeni ndër ata që ka reputacionin e madh për zhvillimin e projekteve shumë sfiduese. Tani ne jemi këtu në dispozicionin tuaj, çdo gjë do të jetë si e kërkoni ju. Me mbështetje të plotë. Plani që keni ju parashikon që shumë njerëz të punojnë këtu, prandaj mirësevini dhe ambasadori nga ana juaj dhe ne nga ana jonë do të japim mbështetje të plotë, apo jo? -Patjetër. -Shumë faleminderit zoti Kryeministër. Po, Ne si grup, morëm urdhër nga Presidenti ynë, zoti Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar gjatë vizitës së Kryeministrit të nderuar në Turqi, na instruktuan të finalizojmë, duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sfidë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë. Ne arritëm dje dhe e ndjejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare, nga ambassadori ynë gjithashtu, shkëlqesia e tij. Ne do bëjmë më të mirën tonë, erdhëm si skuadër dhe do e lëmë skuadrën këtu. Do fillojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat, e dimë që është sfidë e madhe por nëse kemi besim do ia dalim dhe ishalla para zgjedhjeve do jemi të nderuar të hapim spi…

-Si do jetë raporti mes punonjësve turq dhe punonjësve shqiptarë? -Patjetër që do përdorim edhe forcën e punës shqiptare, ne presim minimum 20-30% e punonjësve të jenë nga forca e punës shqiptare dhe vëllezërit shqiptarë do na mbështesin për këtë. Dhe të gjithë produktet që ne do i gjejmë në Shqipëri, të bëra këtu do preferojmë t’i blejmë këtu, pjesa tjetër do vijë direkt nga Turqia. -Po diskutonim dje me Huseinin dhe më tha që në Turqi, në punët e mëdha publike, minimum apo le të themi minimumi mesatar i forcës së punës ishte 400 orë në muaj. -Po. -Kjo është e rëndësishme që njerëzit tanë ta dijnë, që -Paga minimale -Në projekt, pra në thelb është shumë afër me atë që ndodh këtu në punët publike, prandaj është me rëndësi që njerëzit ta dëgjojnë këtë sepse ndonjëherë ka vështirësi për ta kuptuar këtë gjë, e ndonjëherë njerëzit bëjnë krahasime me Gjermaninë dhe me Francën. -Jo, jo, është e vërtetë, keni të drejtë zoti Kryeministër. Me standardin ndërkombëtar të projekteve tona turke, unë jam edhe zëvendës Presidenti i shoqatës së ndërtuesve të Turqisë, kjo është standardi për punonjësit turq dhe jam shumë i lumtur që po punojmë bashkë për këtë. -Cilësia është gjithashtu më e mira. E rëndësishme kjo gjë. -Po, vërtet, nuk ankohen asnjëherë që punojnë fort, apo për orët e zgjatura dhe efikasiteti është shumë më i lartë se ai i Europianëve. -Po ashtu ka rëndësi të përmendet se kompania turke është në 3 më të mirë në botë. -Jemi të dytët në botë. -Po, janë të dytët tani, në lidhje me vëllimin e projekteve që kanë bërë kudo në botë. -Po, po kanë bërë mrekullira, po, po. -Nuk janë vetëm me standardet e Gjermanisë, por me standard ndërkombëtare. -Mësova edhe sa është paga minimale në Turqi, është gjithse 340 apo jo? -E vërtetë. -Ne e rritëm në 300 këtë vit, sigurisht ka ende një diferencë, por para 7 vitesh ishte 200 e pak, kështu që, patjetër që s’mjafton, por ka një përmirësim. -Patjetër. -Për sa kohë i përshtaten shkallës sonë të çmimeve dhe efiçencës sonë do jemi shumë të kënaqur të punojmë me vëllezërit tanë shqiptarë. -Po, pra kjo do jetë një sfidë, për të nisur shpejt punën dhe për të folur me kompanitë e vogla rrotull, me ndërtuesit e vegjël për të parë çfarë mund të ofrojnë ata, por jam shumë i sigurtë që do ia dilni.

-Ishallah. -Nuk e premtoj unë zotëri, nuk e kam premtuar unë, dua të sigurohem që njerëzit e dëgjojnë, ky është premtimi i Presidentit, nëse nuk mbahet premtimi është për shkak të tij, jo timin, se njerëzit nuk duhet ta harrojnë këtë. Do bëjmë më të mirën tonë që mos të keni arsye për të marrë ambasadorin apo atë e për t’i thënë që humbëm një ditë pune për shkak të burokracive shqiptare, për shkak të çfarëdo arsyeje nga ana shqiptare. Do jemi 24 orë në ditë me ju, ministrja, skuadra, menaxheri i projektit nga ana jonë do të vendoset që të punoni me të vetëm që t’i përgjigjet çdo kërkese, pra s’do ju duhet të shkoni në asnjë zyrë, askund, ne do jemi pas jush. -Kjo është pritshmëria jonë gjithashtu, që të punojmë vetëm në kantier. -Shumë mirë.