Ndryshimet e bëra në qeveri pak ditë më parë ka bërë që deputetet të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Bëhet me dije se Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 17:00, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

“Duke konsideruar faktin se Kuvendi rifillon sensionin e rregullt në datën 18 janar 2021. Në mbështetje të pikës 2, të nenit 7, të Kushtetutës, kërkoj që të thirret Kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm, qe qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës,” thuhet në kërkesën e Ramës.

Katër muaj para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.