Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon punën nga veriu në jug për mirëmbajtjen dhe mundësimin e qarkullimit normal në të gjitha akset kombëtare për shkak të motit të keq gjatë ditëve të fundit. Pavarësisht reshjeve të shumta ARRSH njofton se në të gjitha akset kombëtare vijon qarkullimi normalisht. Gjithashtu ARRSH bën të ditur se është bërë dhe pastrimi i rrugëve nga rënia e gurëve dhe vijon puna për mirëmbajtjen e akseve kombëtare.
“Në terren dhe gati për çdo situatë nga jugu në veri. Është bërë pastrimi nga rëniet e gurëve dhe vazhdon puna për mirëmbajtjen dhe mundësimin e qarkullimit normal në të gjitha akset kombëtare, si Korçë-Ersekë, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Librazhd, Elbasan-Peqin, Gramsh-Kodovajt, Berat-Çorovodë,Tiranë-Durrës-Tiranë, Lezhë-Milot, Skurraj-Burel, Fushë Arrëz-Kukës-Krum. Udhëtoni me kujdes!”,- bëhet e ditur në njoftimin e ARRSH-së.