Nesër është dita e fundit që shqiptarët do të futen në karantinë në orën 20:30. Dy javë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që shqiptarët të karantinohen nga ora 20:30 deri në 06:00, kjo fashë orare do të skadojë nesër, më 4 janar.
Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë ditën e nesërme në një konferencë për mediat ku do të njoftojë rregullat e reja anti-covid.
Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e tanishme, të cilat janë vendosur në datën 24 dhjetor, apo do të ketë një shtrëgim/lirim masash.
Ekziston mundësia që kjo orë policore të shtyhet dhe të rikthehemi me masën e mëparshme kur fasha e mbylljes ishte nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Vlen të theksohet se numri i personave të prekur dhe viktimat nga COVID në vend sa vijnë e ulen, duke shtuar mundësitë se mund të ketë një lirim masash. Gjithsesi, na mbetet të presim deklaratën zyrtare.