Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Open në Top Channel ka folur rreth vizitës së tij në Turqi ku u prit me protokollet më të larta të shtetit të Turqisë. Rama ka shpjeguar edhe marrëveshjet që ka nënshkruar në Turqi me presidentin Erdogan. Sipas tij këto marrëveshje do të transferojnë logjistikën me Turqinë.

“Kemi nënshkruan një marrëveshje parimesh dhe ka brenda një mekanizëm në funksion të kësaj marrëdhënie. Këshilli i lartë konsultimi si një grup dy palësh për të ndjekur ecurinë e të gjitha marrëveshjes të tjera. Janë bërë në fushën e infrastrukturës. Turqia është angazhuar të marr pjesë në gara për infrastrukturës. Kemi problematikë si psh gara e Aeroportit të Vlorës. kemi bërë marrëveshje në fushën e shëndetësisë. Spitali në Fier është vetëm një nga disa projekte që kemi diskutuar. Projekti i ngritjes në një nivel qeveritar mes ministrave i problematikës së çuarjes të progresit në sistemin tonë shëndetësor. Asistenca e Turqisë transferimi i dijes dhe teknologjisë në rast nevoje. Kemi bërë një marrëveshje dhe është shumë lajm i mirë do sjellim universitetin teknologjik të Stambollit. Është i kuotuar botërisht nuk do jetë binjakëzim por degë më vete këtu. duke pasur eksperiencë me nxënësit tanë atje. Cdo vit kanë dalë më të mirët. Do u japim mundësi shumë më tepër nxënësve. Sic shkojnë atje të vijnë në Tiranë. Kemi marrëveshje për të shtuar resurse në restaurimin e Gjirokastrës dhe të Beratit. Këto do të vendosen në tryezë. Marrëveshje tjetër është ajo e strehimit.” ka thënë Rama

“Duam binjakëzim për furnizuesit në spitale direkt me ta. Marrëveshje me sigurinë për policinë e Shtetit” ka thënë Rama.