Shefja Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur për procesin e vaksinimit i cili ka nisur sot në vendin tonë dhe të parët që janë vaksinuar janë mjekët Najada Çomo, Tritan Kalo, Pëllumb Pipero dhe kryeministri Edi Rama.
Tomini dha se çdo vaksinë ka efektet e saj anësore, kësisoj dhe kjo kundër COVID mund të shfaqë skuqje në vendin e vaksinimit, lodhje por janë shenja afatshkurtra. Ndërkaq ajo shton se për disa persona ajo mund të mos ketë asnjë lloj shenje.
“Për të gjithë ne është një artitje e madhe që dhe Shqipëria u bë pjesë e fushatave të vaksinimit. Shpresojmë që kjo të sjellë fundin e kësaj pandemie. Është vaksinë e re dhe ka kaluar të gjitha fazat e validimit dhe certifikimit. Është vaksinë mbarë botërore pavarësisht se ka konkurentë. Çdo vaksinë ka efektet e saj anësore. Po monitorohet. Ne si ISHP në programin e imunizimit, kemi një proces që do monitorohet që nga momenti i ardhjes për të bërë vaksinën dhe deri në përfundim të këtij procesi dhe deri te fazat pas aplikimit të vaksinës. Ajo mund të shfaqë skuqje në vendin e vaksinimit, lodhje. Janë disa shenja që do kesh por çdo vaksinë ka efekte. Por në individë të caktuar mund të mos shfaqet asgjë, janë shenja që kalojnë pa u vënë re”, tha Tomini për report Tv.