Viti 2021 ka hyrë dhe parashikimet e bëra për këtë vit nga astrologu i njohur Nostradamus janë të frikshme. Disa ngjarje që kanë shënuar botën, thuhet se ishin parashikuar prej tij dhe kanë rezultuar të sakta.
Të tilla ngjarje si marrja e pushtetit nga Hitleri, Revolucioni Francez, krijimi i bombës atomike, vrasja e Presidentit amerikan John Kennedy dhe sulmet e 11 Shtatorit në Nju Jork thuhet se ishin paralajmëruar nga Nostradamusi që do të ndodhnin. Por cilat janë profecitë e tij për vitin 2021?
Sipas astrologut të shekullit të XVI, një shkencëtar rus do të krijojë një armë biologjike dhe ky do të jetë një lajm i keq për njerëzimin. Sipas profecisë, kjo armë do të përmbajë virus dhe do t’i kthejë njerëzit në zombi.
Pas tërmeteve dhe përhapjes së virusit vitin që lamë pas, Nostradamusi ka parashikuar edhe se njerëzimi do të vuajë nga uria. Sipas kësaj profecie, bota do të përballet me një uri masive që nuk është parë kurrë më parë.
Dëmtime të mëdha do t’i shkaktohen planetit tonë gjatë vitit 2021, parashikon Nostradamusi, nga stuhi të mëdha diellore.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Nostradamusi ka parashikuar edhe përplasjen e një asteroidi në Tokë që do të shkaktojë katastrofë natyrore. Por, “Mirror” raporton se aktualisht NASA po monitoron një asteroid të quajtur “2009 KF1”, që mund të ketë impakt me Tokën më 6 Maj të vitit të ardhshëm.
Tërmetet janë një tjetër profeci e Nostradamusit, i cili në parashikimet e tij ka thënë se këtë vit SHBA do të goditet nga një tërmet i fuqishëm. Specifikisht, Kalifornia do të jetë vendi që do të goditet. Madje ka parashikuar edhe datën, 25 Nëntor 2021.
Teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë përfshirë gjithashtu në profecitë e Nostradamusit. Sipas këtij parashikimi, përgjatë vitit 2021 do të shënohet rritje më e madhe e teknologjisë, dhe ushtarët do të kenë mikroçipa në kokë, që mesa duket do të shpëtojnë racën njerëzore dhe do të drejtojnë forcat e armatosura të shteteve.