Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca zhvilluan një vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë ditën e sotme, ku u takuan me 7 anëtarët e saj me në krye Vitore Tushën. Kim dhe Soreca theksuan se Gjykata Kushtetuese dhe do të shënojë një hap përpara drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ambasadorët shprehën kënaqësinë dhe njëkohësisht pohuan rëndësinë e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar se funksionimi i saj do të rikthejë besimin e publikut në drejtësi.
Tusha falënderoi ambasadorët për mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm, si dhe për besimin e treguar në çdo etapë, duke ndihmuar e lehtësuar edhe bashkëveprimin institucional në këtë proces.
Gjyqtarët treguan vullnet për ta përmbushur misionin që i është caktuar nga Kushtetuta me integritet e qëndrueshmëri, por edhe me përkushtim e maturi, në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut, të shtetit ligjor dhe demokracisë.
Pas takimit kanë reaguar Kim dhe Soreca duke theksuar se BE dhe SHBA do ta mbështesin funksionalitetin e saj.