Ministria e Teknologjisë e Indisë i ka kërkuar WhatsApp të tërheqë ndryshimet në politikën e saj të privatësisë, duke thënë se kushtet e reja heqin të drejtën e zgjedhjes. Kërkesa duket se ka shkaktuar probleme madhore për WhatsApp dhe Facebook, të cilët kanë vendosur që të shtojnë pagesat për bizneset që duan të reklamojnë.

“Ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime të mëdha në lidhje me autonominë e qytetarëve indianë“, është kjo një pjesë e deklaratës së ministrisë së Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit. WhatsApp në një deklaratë u shpreh se po punonte për të adresuar dez informimin dhe mbetet në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Nga ana tjetër qytetarët në Indi kanë deklaruar se janë gati që të kalojnë në aplikacionin tjetër Singal apo në Telegram, pasi këto aplikacione kanë rregulla të tjera të privatësisë.