Një vit më vonë, një gardh ende bllokon hyrjen në tregun famëkeq në Wuhan, duke kujtuar se virusi SARS-CoV-2 në udhëtimin e tij ogurzi nëpër planet u nis prej aty, nga ai qytet, për ta kthyer më pas të gjithë botën përmbys, siç vijon të jetë akoma. Megjithatë, “normalja e re” tani mbretëron në këtë qytet prej 11 milion banorësh në Kinën qendrore dhe që është e ngjashme me situatën para-pandemike: rrugët janë të mbingarkuara me makina; flukse njerëzish në rrugë, transport publik dhe parqe. E shtuna shënon një vit që kur autoritetet në Wuhan deklaruan mbylljen për të frenuar epideminë e virusit corona.
Karantina më e rreptë në botë Ishte karantina e parë dhe një nga ato më të rreptat në të gjithë botën që vulosi qytetin fjalë për fjalë në 23 janar dhe ishte e pamundur të hyje ose të dilje. Ajo u pasua nga 76 ditë frikë dhe panik para se virusi të vihej përfundimisht nën kontroll. Sot, asnjë pacient me COVID nuk po trajtohet në spitalet e Wuhan-it. Qyteti është rikuperuar dhe është i etur për të ecur përpara. Asnjë përkujtim zyrtar që përkujton “bllokimin” e një viti më parë nuk është planifikuar gjithashtu.
Por gjurmët e një makthi të gjatë janë ende të dukshme. Gardhet që mbyllin tregun e lagësht në qendër të qytetit të kujtojnë zonën e parë të nxehtë para se virusi të shpëtonte nga kontrolli dhe të përhapej përtej kufijve kinezë për të pushtuar më pas gjithë botën. Aktualisht numërohen më shumë se dy milion jetëhumbje deri tani, ndërkohë që kriza është ende në kulmet e saj në shumë pjesë të botës, ku veçon Europa dhe SHBA.
Masat janë ende në fuqi Megjithëse rrugët e Wuhan-it janë edhe një herë plot kalimtarë, maskat mbrojtëse të higjienës në fytyrat e tyre thonë se masat për të parandaluar përhapjen e virusit janë ende në fuqi në Kinë, ku pikat e nxehta të reja lokale janë shfaqur javët e fundit. Kina ka arritur kryesisht ta vërë nën kontroll virusin, por javët e fundit numrat janë rritur ndjeshëm në disa pjesë, të cilave autoritetet u janë përgjigjur me mbyllje të reja, kufizime të reja në lëvizje dhe udhëtime, si dhe testime të reja masive. Ditët e fundit, disa raste të infektimit janë zbuluar në Pekin, prandaj 1.6 milion banorë nuk lejohen të largohen nga kryeqyteti. (tesheshi)