E kush do ta mendonte që në vitin 2020 rrjedha e jetës njerëzore do të ndryshonte në këtë mënyrë? Virusi COVID-19 që ka goditur tokën, ka shkaktuar tashmë 1,943,432 viktima, ndërkohë 90,702,906 është numri total i infektimeve në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave nga worldometer numri total i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi është 64,825,048. Ndërkohë vendi i cili kryeson “listën e zezë” të numrit më të lartë të infektimeve dhe vi kti mave nga koronavirusi është SHBA me 22,917,334 të infektuar dhe 383,275 viktima. Më pas vjen India me 10,467,431 infetime dhe 151,198 vi ktima.
Brazili qendron ne vendin e 3 për nga numri i infektimeve me 8,105,790 por vendi është pas SHBA me numrin e vi kti mave me 203,140. Rusia 3,401,954 infektime dhe 61,837 vi kt ima. Britania e Madhe me 3,072,349 dhe 81,431 vi ktima.
Franca 2,783,256 infektime dhe 67,750. Turqia 2,326,256 infetime dhe 22,807 edhe Italia me 2,276,491 dhe 78,755 vi kt ima. Nuk mjaftonte vetëm kaq por së fundmi planeti tokë është goditur nga një mutacion i COVID-19, një variant i ri i tij i cili po përhapet me shpejtësi në botë duke shkaktuar panik te qytetarët. Shkencëtarët nga ana tjetër pretendojnë që ky është një virus pasojat e të cilit nuk janë dhe aq të rënda. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, qeveritë e vendeve kanë ndërmarrë masa të reja anti-COVID, duke bllokuar kështu edhe udhëtimet mes shteteve. Ndërkohë vaksinimi masiv i qytetarëve ka filluar në pjesën më të madhe të botës, duke u bërë kështu “drita jeshile” për ti dhënë fund kësaj pandemie.