Disa prej shenjave zodiakale janë të predispozuara të mashtrojnë pak në dashuri. Zbulo nëse bën pjesë edhe shenja jote në këtë listë.
Binjakët-Binjakët janë një shenjë shumë inteligjente dhe shkojnë mirë me të gjithë, dinë se çfarë duhet të thonë në çdo situatë dhe s’para qëndrojnë të heshtur. Mënyra e tyre e të ndërtuarit marrëdhënie është e thjeshtë dhe nuk kanë frikë të thonë ‘Të dua’ edhe nëse se ndiejnë vërtet. Ndonjëherë e thonë për të evituar problemet.
Luani-Luani është një shenjë shumë bujare dhe besnike, por është në gjendje të gënjejë sidomos kur partneri është një hap para tij. Nëse i thua ‘Të dua’ nuk e ka fare problem të përgjigjet ‘Dhe unë’, edhe pse nuk e ndien vërtet. Luani tenton të qëndrojë në një marrëdhënie edhe kur interesi për partnerin i është zhdukur.
Akrepi-Akrepi është një shenjë e apasionuar dhe shumë herë mund të jetë i nxituar në sjelljet e veta, mund të thotë fjalë të këndshme dhe të sjellshme, të bëjë deklarata dashurie sepse në atë moment ndihet i lumtur. Por veç të tjerash, është edhe një shenjë shumë posesive, edhe pse nuk zotëron ndjenja të forta, mund të xhelozohet lehtë nëse dikush tjetër interesohet për partnerin e vet.