Imunologu kryesor amerikan, Dr. Anthony Fauci parashikon që jeta në SHBA mund të fillojë të kthehet në normalitet në fillim të vjeshtës, por vetëm me kusht që vaksinimi të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shpreson që 280 milion njerëz mund të vaksinohen në Amerikë deri në vjeshtë, gjë që do të arrinte imunitetin kolektiv.

Ai shtoi se nëse vaksinimi fillon me një ritëm të përshpejtuar, rezultatet e para mund të shihen në pranverë, por ai parashikon disa javë më të vështira, për shkak të pushimeve të Vitit të Ri. Ritmi i ngadaltë i vaksinimit po jep një efekt zhgënjyes tek zyrtarët shëndetësorë dhe nga ana e njerëzve që mezi presin vaksinën.

“Kurdoherë që filloni një program të madh, ka gjithmonë probleme. Unë mendoj se këto probleme janë zgjidhur tani”, tha Fauci për AP. Vaksinimi po përshpejtohet ngadalë dhe rreth gjysmë milioni amerikanë marrin dozën ditore.”Tani që pushimet kanë mbaruar, ne mund të vaksinojmë një milion njerëz në ditë, në mos më shumë,” shtoi Fauci.