Spitali rajonal i Kukësit po kthehet në një strukturë moderne të shërbimit shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot pamje nga puna për ndërtimin e këtij spitali, ku po punohet me ritme të larta.

“Kushtet e vështira të motit dhe situata e pazakontë e pandemisë, nuk e kanë ndalur punën për transformimin e spitalit rajonal të Kukësit, ku do të ndërtohet edhe materniteti i ri. Vijojmë investimet nga veriu në jug, për të ndërtuar shëndetësinë që duam”, – tha Manastirliu.

Ndërtimi i spitalit ka dy faza me një vlerë totale 3 milionë euro. Faza e parë përmban ndërtimin e Urgjencës, rehabilitimin e ish-Urgjencës që kthehet në Maternitet dhe 3 sallat e reja të Kirurgjisë me të gjitha pajisjet përkatëse.

Në spital do të vendoset sistemi i ngrohjes. Sallat janë të pajisura me gjithë sistemet e ajrimit, ventilimit. Janë 3 salla kryesore, njëra i vlen organizmit për maternitetin ku do të jenë shtrimet post operatore. Do të jenë të gjitha të veshura me strukturën përkatëse për të siguruar ambientin antibakterial të sallave. Në godinën e vjetër të spitalit nuk është investuar që nga viti 1947.