Komiteti i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të mblidhet sot për të diskutuar mbi mutacionet e reja të koornavirusit që janë përhapur. Variantet e reja të shfaqura në Britani dhe Afrikën e Jugut që përhapen me shpejt ka sjellë rritjen e numrit të të infektuarve në shumë vende.

Mutacionet sollën përhapjen e virusit edhe në Kinë, që duket se e kishte vendosur nën kontroll pandeminë. Sot Kina njoftoi vdekjen e parë nga COVID-19 në territorin e saj që nga maji i kaluar. Paneli i ekspertëve të OBSH-së, i cili zakonisht mblidhet çdo tre muaj, tani është mbledhur dy javë më herët për të diskutuar kryesisht këto lloje të varianteve të koronavirusit. Në fund të takimit të sotëm të këtij komiteti, pritet të shpallen rekomandimet e OBSH dhe vendet anëtare të organizatës, sqarohet në një deklaratë