Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje vendeve europiane që të marrin më tepër masa për të frenuar variantin e ri të koronavirusit, i cili është zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, tha se duhen masa më të ashpra për të “rrafshuar vijën vertikale” të rasteve në disa vende.
Ai tha se 22 vende europiane tani kanë raportuar raste të variantit dhe këtë e cilësoi si një “situatë alarmante”. Ekspertët e shëndetit thonë se varianti është më ngjitës sesa llojet e mëparshme, por jo domosdoshmërish më i rrezikshëm.
Ata gjithashtu kanë minimizuar mundësinë që vaksinat të mos jenë efektive ndaj variantit. Në Europë, vendet me numrin më të madh të të infektuarve janë: Mbretëria e Bashkuar me 2.8 milionë, Franca me 2.7 milionë dhe Italia me 2.2 milionë.
Mbretëria e Bashkuar raporton numrin më të lartë të vi kt imave: mbi 78,000. Sipas OBSH-së, mbi 230 milionë njerëz në Europë jetojnë në kufizime të rrepta kombëtare. Sipas të dhënave, mbi 88 milionë persona janë infektuar në të gjithë botën, mbi 1.8 milion vi kt ima dhe mbi 49 milionë persona janë rikuperuar.