Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu dëshirën që fushatat e vaksinimit kundër COVID-19 të fillojnë në të gjitha vendet e botës, brenda 100 ditëve të ardhshme.
“Unë dua që vaksinimi të fillojë në të gjitha vendet, brenda 100 ditëve të ardhshme, në mënyrë që punonjësit shëndetësorë dhe personat me rrezik të konsiderueshëm të kenë përparësi”, tha ai në një konferencë.
Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të agjencisë vjen ndërkohë që fushatat kanë nisur tashmë në vendet e pasura./