Vendet evropiane që kanë marrë vaksinën Pfizer / BioNTech Covid-19 duhet të tregojnë fleksibilitet në kohën ndërmjet dozave të para dhe të dyta, sipas drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rajonin.
Hans Kluge tha se ishte e rëndësishme të vendoset një ekuilibër midis furnizimeve të kufizuara të vaksinave dhe mbrojtjes të sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur.
“Është e rëndësishme që në një vendim të tillë të ketë një kompromis të sigurt midis kapacitetit të kufizuar global të prodhimit për momentin dhe domosdoshmërisë për qeveritë, për të mbrojtur sa më shumë njerëz të jetë e mundur duke ulur barrën e çdo vale pasuese në sistemet shëndetësore”, tha Kluge një konferencë për media.