Në tërmetin e nëntorit të vitit 2019, dy djem të vegjël shpëtuan duke u hedhur nga dritarja.

Kryeministri Rama bën realitet ëndrrën e fëmijëve, duke ju mundësuar takimin me idhullin e tyre Cristiano Ronaldo.

Duhet të përmendim faktin se kryeministri njihet si një nga tifozët e zjarrtë të skuadrës së Juventusit.

Ky takim u përfol aq shumë saqë u quajt edhe si një blerje. Por si qëndron e vërteta?!

Në emisionin “Pasó” gjatë një interviste për Top Albania Radio, ishte i ftuar vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, i cili ka sqaruar gjithçka rreth këtij takimi.

“Për çudi nuk e kam lexuar fare këtë ‘blerës’ dhe nuk është aspak e vërtetë. Është thjesht një takim i organizuar nga miqtë e tim vëllai tek Juventusi dhe Lazio, sepse ka edhe Igli një rol në këtë pjesë.

Me thënë të drejtën nuk e kam pyetur, di që nga ai takim mua më ka ardhur një fanellë e Cristiano Ronaldos me firmë edhe kaq”, u shpreh drejtori Partizanit, Olsi Rama.
Drejtori i skuadrës së Partizanit, iu përgjigje edhe nipit të tij Greg Rama, të cilit ju përmend fakti se pse ka zgjedhur të bëj tifo për Tiranën, ndërsa xhaxhai i tij, Olsi është me Partizanin.

“Unë nuk kam asnjë kundërpërgjigje, e para sepse vendin nuk e zë dot Gregu. Megjithatë Gregu le të vazhdojë ta kërkojë identitetin edhe jam gati ta përkrah kudo që ta ketë dhe sido që të jetë. E kam nip, kështu që do ta trajtoj mirë, patjetër!Gregu është një djal i mbarë, patjetër që është një artist… është në një dimension të vetin gjithmonë, patjetër që jetojmë në një demokraci edhe të gjithë kanë të drejtëne mendimit të tyre.

Por do i kujtoj Gregut vetëm faktin që përfitoj nga rasti që të bëhej Air Albania që të shkonte në stadium dhe të bënte tifozllëk për Tiranën. Mbase ishte edhe ogur i mirë për Tiranën se dolën edhe kampion, por nuk e di pastaj se ç’do të bëj në të ardhmen”, deklaroi Olsi.