Nata e ndërrimit të viteve, nga eksperiencat e mëparshme është shoqëruar me më pak aksidente si dhe incidente familjare. Nëndrejtori i spitalit Universitar të Traumës, Vrenos Hodaj u shpreh për Report Tv se ora policore ka reduktuar urgjencat e pergjithshme. “Kam një bindje absolute që ora policore ka ndikuar në një farë mënyre pozitivisht që na ka reduktuar një farë mase numrin e personave të traumatizuar për shumë arsye. Në datën 31, 1 dhe 2 relativisht ka pasur një numër të konsiderueshëm urgjencash që kanë qenë të përziera më pas urgjenca kirurgjikale, të kirurgjisë së përgjithshme, të kirurgjisë abdominale” – tha Hodaj.
Por si ishte ky ndërrim vitesh në krahasim me të kalaurën për i përket emergjencave për shkak të aksidenteve E konsideroj si gjë pozitive por që megjithatë një numër i konsiderueshëm i 150 urgjencave në 24 orë është një numër për t’u marrë në konsideratë por që të gjithë janë trajtuar dhe nuk është problem madhor në spitalin e Traumës.” – tha Hodaj. Por gjatë këtyre neteve ka patur edhe raste të ndërhyrjeve kirugjikale të personave me COVID, por që kanë dalë me sukses.