Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi. Turku u natyralizuar si gjerman vendos të bëjë këtë lëvizje në moshën 32-vjeçare teksa ka zbritur menjëherë në Stamboll si transferim falas.
Ai lë pas një karrierë të pasur në Europë, duke e nisur me Schalke 04, më pas Werder Bremen, Real Madrid dhe Arsenal, ndërkohë ka luajtur dhe 92 ndeshje me Gjermaninë.
Rënia e mesfushorit erdhi në Londër ku humbi vendin e titullarit me Arsenalin, ndërkohë edhe pse ka lindur dhe është rritur në Gjermani, ai do të jetojë dhe luajë për herë të parë në Turqi, në vendin nga vjen.