Në ditët e para të vitit, policia ka gjobitur 1173 qytetarë të cilët lëviznin në rrugë pa maska. Ata u gjobitën me 3000 lekë e cila do t’u shtohet në faturën e energjisë elektrike. 15 persona u shoqëruan në komisariat pasi nuk kishin mjete identifikimi gjatë momentit të ndalimit nga policia.
Ata u identifikuan në komisariat e më pas u gjobitën për mosmbajtjen e maskave. 5 qytetarë u gjobitën me 10.000 lekë pasi lëviznin pas orës 20:30. Ndërkohë u ndëshkuan dhe 5 lokale të cilat nuk respektonin masat e vendosura antiCOVID. Ato u gjobitën me 1.000.000 lekë.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.