Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka uruar menjëherë dy ministrat Xhaçka e Peleshi në postet e reja që ata marrin nga sot pasi Parlamenti miratoi dekretet e Presidentit për emërime.

Soreca thotë se pret tashmë nga Olta Xhaçka si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes që të vijohet puna e përbashkët për të ndihmuar Shqipërinë që të ecë më shpejt në rrugën për anëtarësim në BE.

Ai nuk harron një falënderim për ish-ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakajn për bashkëpunimin.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Urime Olta Xhaçka& Niko Peleshi për emërimin e tyre si Ministra për Evropën & Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes. Presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar Shqipërinë të ecë shpejt në rrugën e saj të BE-së të pranimit. Faleminderit Gent Cakaj për një bashkëpunim të madh.