Tatimi mbi Fitimin Zero për Biznesin e Vogël ka hyrë në zbatim. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj njofton se, “nga data 1 janar, Biznesi i Vogël, me xhiro nën 14 milionë lekë, nuk do të paguajë tatim mbi fitimin”. Ky vendim shprehet Denaj, çliruar mbi 90% të bizneseve në vend nga barra fiskale. Qeveria vendosi të zerojë tatimfitimin për biznesin e vogël me qëllim lehtësimin e barrës fiskale të biznesit, e cila konsiderohet më e ndjeshme ndaj situatës së vështirë financiare të krijuar nga COVID-19.

Ky vendim pritet të japë një impakt në nxitjen e punësimit, krahas rritjes së të ardhurave. Lehtësitë fiskale në këto vitet e fundit kanë konfirmuar tashmë rritjen e punësimit. Konkretisht, në vitin 2019 numri i të punësuarve arriti në 135 mijë, kundrejt vitit 2013, ku numëroheshin pranë biznesit të vogël 52 mijë të punësuar.