Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi (L), u prit sot në një takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (R). Pas takimit, Rama dhe Varhelyi mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku Rama theksoi se Shqipëria njohu miqtë e saj të vërtetë në ditët e tragjedisë pas tërmetit. ( Olsı Shehu - Anadolu Agency )

Pas kritikave të bëra nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë bërë jehonë edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare, për sjelljen e BE me çështjen e vaksinave për rajonin, ka ardhur edhe ‘reflektimi’.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, jep lajmin se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid për vendet e Ballkanit.

“Për të siguruar front të bashkuar për të mposhtur COVID19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët. Do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat herët”, shkruan ai.