Kompania amerikane Pfizer deklaroi javën e kaluar se do të vononte dërgimin e dozave të vaksinave të kontraktuara me vendet e Bashkimit Europian dhe Kanadanë në tre deri në katër javët e ardhshme, me shpjegimin se ka nisur ndërkohë punimet për të rritur kapacitetet në fabrikën e saj në Belgjikë.Kompania gjermane BioNTech dhe gjigandi farmaceutik nga SHBA Pfizer prodhojnë vaksinën, e cila ishte e para që u aprovua për përdorim në BE, e tashmë përdoret në SHBA, Britani dhe 20 vende të tjera në botë.
Vaksina e Pfizer prodhohet në fabrikat e tyre në Gjermani dhe Belgjikë, si dhe në vende të tjera, teksa po bashkëpunojnë me kompani të tjera për të zgjeruar prodhimin. Të dyja kompanitë së bashku pritej fillimisht të prodhonin deri në 1.3 miliardë vaksina për të gjitha shtetet me të cilat kanë kontrata, brenda vitit 2021, ndërsa BE ka rezervuar 300 milionë doza vaksinash dhe SHBA 200 milion doza. Pfizer dhe partnerët gjermanë të BioNTech po përballen me presionin për të rritur numrin e dozave që prodhojnë, teksa të gjitha shtetet në botë po mundohen të vaksinojnë sa më shpejt të jetë e mundur grupet më vulnerabël të popullsive përkatëse.
Pfizer dhe BioNTech po mundohen të rrisin kapacitetin në të njëjtën kohë me përpjekjet që po bëjnë për të gjetur partnerë të rinj në prodhim. Një fabrikë e BioNTech në Marburg të Gjermanisë kanë kaluar fazën e verifikimit nga ana e landit gjerman që të premten, gjë që i sjell një hap më afër hapjes muajin e ardhshëm, në përputhje me plani. Fabrika në Marburg, sipas BioNTech do të prodhojë pas hapjes 250 milionë doza vaksinash në gjysmën e parë të vitit dhe pritet të rrisë kapacitet e prodhimit për të arritur në 750 milionë doza në vit. Kompania e ka rritur javën e fundit objektivin vjetor me mbi 50% duke synuar të prodhojë deri në 2 miliardë doza vaksine e ndërkohë ka nisur ndërtimet në fabrikën e tyre në Belgjikë.
Punimet do të ndihmojnë në rritjen e prodhimit të dozave të vaksinave, duke filluar që nga mesi i muajit shkurt, sipas deklaratave nga të bëra së pari nga Norvegjia, pastaj nga Gjermania, si dhe nga Pfizer dhe partneri i tyre BioNTech. Fabrika e Pfizer në Belgjikë i dërgon vaksina të gjitha vendeve të kontraktuara, përvec SHBA-së. Së bashku, Pfizer dhe BioNTech garantuan se do të dërgojnë dozat e plota të vaksinave sipas kontratave në Bashkimin Europian, në tremujorin e parë, dhe se në tremujorin e dytë do të jenë në gjendje të rrisin sasinë e vaksinave që do të dërgojnë, sipas një deklarate të lëshuar nga kompania BioNTech të premten e kaluar.Dërgimet e dozave të vaksinave drejt vende të BE-së pritet t’i kthehen normalitetit këtë javë, ndërsa në gjysmën e dytë të shkurtit parashikohet që të fillojë dërgimi i më shumë dozave. Sipas përfaqësuesve të BioNTech kompania do të njoftojë Komisionin Europian, shtetet anëtare, si dhe vendet e tjera me të cilat kanë kontrata mbi ndryshimet e ardhshme në dërgesat që do të kryhen./LEXO.AL https://www.bloomberg.com/news/articles/2021-01-15/pfizer-to-cut-covid-vaccine-deliveries-as-it-renovates-factory
https://www.dw.com/en/the-covid-19-vaccines-where-do-they-come-from-where-will-they-go/a-56134178