Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence bëri të ditur se ai nuk do ta kundërshtojë çertifikimin e fitores presidenciale të Joe Biden, duke theksuar se kjo është e pamundur për shkak të kufizimeve të Kushtetutës.

Ai i paraqiti argumentet e tij në një letër të botuar pak para hapjes së një seance të jashtëzakonshëm të Kongresit, që synon të regjistrojë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti Donald Trump, i cili ka theksuar se nuk do ta pranojë humbjen, i kërkoi Pence, i cili kryeson këtë takim të Kongresit, që të shfrytëzojë rastin për të refuzuar njohjen e fitores së demokratit.