Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku Lulzim Basha ka paraqitur nje pyetesor per qytetaret, te cilet pergjigjen se çfarë do të bënin në rast se do të kishin një punonjës që për 7 vite nuk ka bërë asnjë punë.

Të gjithë qytetarët u përgjigjën se ata do ta pushonin menjëherë nga puna. Në fakt, kjo video ne teresine e saj, pavaresisht se behej per te goditur Edi Ramen, ishte ironizuese për vete kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në fund të videos një qytetare thotë: “Për Lulin Tirana nuk priti 7-8 vite që të na ikte si kryetar bashkie, por e hoqi për katër vjet. Se për punë nuk është ai, për gjumë është i pari ai. Këtë spot e ka publikuar Lulëzim Basha dhe postohet me kënaqësi ndaj kërkesës së një grupi ndjekësish të kësaj faqeje”, shkruan Rama bashkëngjitur videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)