Numri 2 i PS, Taulant Balla foli edhe për përgjimet e anti-mafias italiane për mediat pas mbledhjes së PS.
Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqënëse po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, kjo është po hetohet nga drejtësisë fqinje”, tha Balla.