Pse po vd esin më shumë gra Covid tani sesa në valën e parë të pandemisë ? Ekspertët po përpiqen të zgjidhin misterin duke theksuar se kjo mund të jetë për shkak të faktit se ato janë më të prekshme ndaj mutacionit të ri, më ngjitës të koronavirusit të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.

Për më tepër, numri i të bardhëve që vdesin nga ndërlikimet e sëmundjes Covid është gjithashtu më i lartë se më parë. Për profesorin David Strein, pedagog në Universitetin e Exeter, ka disa arsye hipotetike për këtë ndryshim.

Një prej tyre, tha ai për The Sun, është variant i ri i virusit. “Le të imagjinojmë se të gjithë kemi një farë tolerance për virusin. Nëse sasia e virusit me të cilin ne kontaktojmë është mbi këtë kufi, ekspozimi kthehet në një sëmundje. Tani virusi është më ngjitës, kështu që na duhet një sasi shumë më e ulët për të infektuar, pra, njerëzit që në të kaluarën ata nuk kishin gjasa të sëmureshin (si gratë e reja), ato papritmas u bënë të prekshme”, thekson ai.

Eksperti gjithashtu paralajmëroi për një ndryshim në sjellje gjatë pandemisë , duke thënë: “Pacientët më të rinj, veçanërisht gratë e bardha, janë ‘joshur’ nga një ndjenjë false e sigurisë. Duke dëgjuar rregullisht se është një kategori me rrezik të ulët, ato ndoshta janë më të rrezikuara.” 57% e vd ek jeve janë burra dhe 43% gra . Është i qartë hendeku gjinor në vd eksh mëri dhe shkencëtarët janë të shqetësuar për këtë trend.