Me siguri pyesni përse simptomat tuaja përkeqësohen sapo dielli të perëndojë dhe të vijë nata. Sipas një hulumtimi të botuar në revistën Journal of Allergy and Clinical Immunologu është zbuluar e dhëna që 74 për qind e personave janë të ekspozuar ndaj 3 deri në 6 alergjenëve në dhomën e gjumit.
Një ndër shkaqet kryesore përse alergjia juaj përkeqësohet natën ka të bëjë me anatominë themelore të njeriut. Kur shtriheni, piklat nga hunda lëvizin drejt pjesës së pasme të fytit dhe si rezultat i kësaj përkeqësohen frymëmarrja dhe kolla.
Për ta shmangur këtë gjatë natës, është mirë të ngrini pak kokën në mënyrë që piklat të mos “kthehen” por të rrjedhin nga hunda.
Shkaku tjetër i përkeqësimit natën është myku në shtëpi, që fshihet në vendet afër dhomës së gjumit dhe kjo është banjoja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë në këtë situatë. Për të shmangur alergjenet në dhomën e gjumit është e nevojshme të hiqni qilimin, të lani rregullisht batanijet, çarçafët dhe mbulesat e jastëkëve. Ideale do të ishte që të laheshin çdo javë dhe në temperatura të larta për të siguruar shkatërrimin e akareve të pluhurit.
Merimangat në dyshek mund të jenë burim i kruajtjes së syve dhe fytit, për të lehtësuar këtë blini mbështjellësit rezistentë ndaj merimangave për jastëkun dhe dyshekun. Një zakon i mirë do të ishte që të hynte dielli në shtëpi, sidomos krevati duhet të preket periodikisht nga rrezet e diellit, në mënyrë që alergjenet të ngordhin.
Nëse alergjia është shkaktuar nga polenet apo ndotësit mjedisore, është mirë, që të flini me dritare të mbyllura kështu që alergenet të mos hyjnë në shtëpi. Para se netët tuaja të alergjisë të kthehen në makthe, përpiquni alergjinë ta bëni më të durueshme me këto truke të thjeshta.