Periudha e festave po mbaron dhe ne duhet t’i kthehemi normalitetit. Por, sfidat nga Covid-19, izolimi, distancimi social dhe vështirësitë ekonomike kanë rënduar gjendjen tonë psikologjike. BBC jep disa këshilla si të ruajmë optimizmin këtë periudhë:
Mos e ndaloni aktivitetin fizik Dalja jashtë për stërvitje mund të jetë e vështirë në dimër, por pothuajse të gjithë ekspertët pajtohen se është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar gjendjen tuaj shpirtërore. “Mendjet dhe trupat tanë janë plotësisht të pandashëm“, thotë Dr Brendon Stubbs, në Londër. Ushtrimi shkakton çlirimin e endorfinës në qarkullimin e gjakut, duke lehtësuar dhimbjen dhe duke prodhuar një ndjenjë të mirëqenies. “Është thelbësore të qëndroni aktiv për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor dhe për të stimuluar trurin tuaj“, thotë ai. “Nëse nuk ushtroheni, aktiviteti bie“. Kjo është një nga arsyet pse mungesa e stërvitjes rrit rrezikun e ankthit dhe depresionit. Ushtrimet gjithashtu mund të rrisin prodhimin e një proteine, e cila është thelbësore për shëndetin e trurit.
Ndaloni së menduari “më shumë seç duhet” Kryerja e një rutine për t’ju ndaluar mendimet e tepërta është një nga gjërat më të mira që mund të bëni, thotë psikologia Profesor Jennifer Wild nga Universiteti i Oksfordit. Njerëzit shpesh merren me problemet, duke shkuar pa pushim në të njëjtat mendime negative, dhe Wild ka disa sugjerime të thjeshta. “Nëse keni qenë duke u shqetësuar për një problem për 30 minuta ose më shumë pa dalë me një plan veprimi, ose keni shumë pyetje pa përgjigje, është koha për të ndaluar“, thotë ajo. Gjëja kryesore është të zhvendosni vëmendjen tuaj nga shqetësimet në zgjidhjen praktike të problemeve. Ndaloni dhe pyesni veten se çfarë hapash mund të ndërmerrni për të adresuar problemin. Nuk është e lehtë, natyrisht, të ndalosh veten duke u ndalur te problemet. Disa rekomandojnë aktivitet fizik për të ndihmuar veten të zhvendosë ingranazhet mendore. Në çdo rast, duhet një trajnim.
Vendosni një qëllim të ri “Vendosja e një synimi të ri, mund t’ju ndihmojë të tërhiqeni,” thotë neuroshkencëtari, Dr Dean Burnett. Ky mund të jetë një projekt i madh si mësimi i një gjuhe apo diçka aq e vogël sa të provosh një recetë të re. Nëse idetë e mëdha janë shumë, filloni nga e vogla. “Të mësosh të bësh gjëra të reja shpesh është mënyra se si fitojmë vetëvlerësim“, shton ai. “Sjellja e motivuar nga qëllimi është një nga mënyrat më themelore për të vepruar.”
Flisni me të tjerët Covid-19 e ka bërë shumë më të vështirë të jesh me të tjerët personalisht, dhe dimri mund ta bëjë akoma më të vështirë. Kjo është një çështje e madhe për miliona njerëz dhe pasojat e shëndetit mendor për disa do të jenë serioze. Kështu që është një ide e mirë të maksimizoni kontaktin e vogël shoqëror që është në dispozicion. Ne nuk jemi të programuar që të jemi vetëm. Ne jemi të orientuar nga shoqëria. Ndihemi më mirë me kontaktet shoqërore. Të flasësh për problemet kur mundesh është një ide e mirë, por gjëja kryesore është si Njerëzit e izoluar kanë më shumë të ngjarë të përqendrohen tek vetja e tyre dhe kjo mund t’i bëjë gjërat edhe më keq. Kështu që zgjatni dorën kur mundeni, dhe nëse Covid-19 ju pengon kontaktoni miqtë që kanë nevojë nëpërmjet telefonit ose rrjeteve sociale.
Lejoni veten të gaboni Optimistët jetojnë më gjatë, kanë marrëdhënie më të mira dhe sistem imunitar më të mirë, thotë Olivia Remes nga Universiteti i Kembrixhit. Dhe lajmi i mirë është që ju mund të kultivoni optimizëm: një ndjenjë e brendshme që mund të bëni një ndryshim në jetën tuaj dhe jo çdo gjë varet nga ju. Me fjalë të tjera, mos prisni t’i bëni gjërat në mënyrë të përsosur në kohën e duhur në ditën e duhur. Kjo është edhe më e rëndësishme në dimër kur moti i zymtë mund t’ju bëjë të mendoni dy herë për të bërë diçka.
Olivia këshillon të shënojmë tre gjëra çdo ditë për të cilat jemi mirënjohës, për ta detyruar veten të përqendrohemi në atë që ka shkuar mirë dhe pse. “Emocionet janë ngjitëse“, thotë Olivia, kështu që “nëse mundesh, largohu butësisht nga njerëzit negativë, të mjeruar që ankohen vazhdimisht“, sepse do ta gjesh veten edhe ti duke u bërë një nga ata njerëz.
Burimi: BBC