Dashi-Këtë vit të ri, mësoni ta shikoni ndryshe ccdo vështirësi të dashurisë. Në një marrëdhënie nuk ka fitues ose humbës, por dy shpirtra që vazhdojnë dhe formohen së bashku. Mos e harroni këtë në debatet tuaja.
Demi-Mëso të gjesh një rrugë të mesme dhe mos të jesh gjithnjë kaq ekstrem. Kompromiset nuk janë një veprim dobësie, por ato tregojnë mirëkuptim. Gjeni një ekuilibër për të jetuar çdo marrëdhënie me qetësi më të madhe.
Binjakët-Një ndër zgjidhjet e mira në dashuri për vitin e ri, ka të bëjë me padurimin tuaj. Premtoni të mësoni të dëgjoni të tjerët! Të keni më shumë kujdes me partnerin tuaj! Një marrëdhënie e mirë mbështetet shumë te dialogu, por ju shpesh e harroni këtë!
Gaforrja-Zgjidhjet e mira në dashuri për vitin e ri kanë të bëjnë me frikën që shpesh mbani brenda vetes. Braktiseni frikën përgjithmonë.
Luani-Të dashur miq të shenjës së Luanit, mos kini frikë t’i tregoni partnerit tuaj anën tuaj e brishtë dhe të pambrojtur tuajën. Të bësh kështu nuk do të të bëjë më të dobët në sytë e tij, por absolutisht më të guximshëm dhe të denjë. Në dashuri duhet të përfshiheni 100%!
Virgjëresha-Kushtojini më shumë kohë partnerit tuaj, më shumë vëmendje, tregoni butësi dhe ndjenja që shpesh i mbani vetëm në zemër. Dilni me ata miq të doni dhe shijoni jetën.
Peshorja-Këtë vit bëhu vetvetja! Mos u përpiq të kënaqësh të gjithë të tjerët për hir të ruajtjes së paqes. Mos u tregoni shumë i sjellshëm vetëm për të shmangur përplasjet me partnerin tuaj! Shprehni dëshirat, frikën, ndjenjat tuaja … dilni dhe kini më shumë besim te vetja!
Akrepi-Në këtë 2021, të dashur miq të Akrepit duhet të filloni të praktikoheni duke lënë gjithçka që nuk mund të zgjidhet më. Të përpiqesh me çdo kusht për të mbajtur mendimet dhe dyshimet brenda teje nuk është mënyra e duhur për të arritur lumturinë. Nëse ka probleme, ato duhet të adresohen, përndryshe është më mirë të vazhdoni vetëm.
Shigjetari-Së pari, përpiquni të respektoni zonën e rehatisë së partnerit tuaj. Mos u përpiq gjithmonë ta imponosh idenë tënde. Së dyti, gjetja e ekuilibrit është zgjedhja ideale dhe më e mençur për vitin e ardhshëm.
Bricjapi-Në këtë 2021, mos kini frikë për të gjetur shpirtin binjak, për të prishur rutinën dhe për të bërë gjëra që nuk i keni imagjinuar t’i bëni. Ju duhet të ringjallni marrëdhënien dhe të shmangni mërzinë.
Ujori-Fjala kyçe që nuk duhet harruar kurrë për ju është: ndjeshmëria. Kur partneri juaj shpreh ndjenjat e tij, dëgjojeni atë dhe përpiquni të përpunoni mendimet e tij. Përfitoni gjithashtu nga rasti të jeni më të sinqertë me ato që dëgjoni. Mbi të gjitha, një marrëdhënie bazohet në shkëmbim të vazhdueshëm.
Peshqit-Zgjidhja juaj më e rëndësishme e Vitit të Ri është të punoni shumë me besimin tuaj. Besoni apo jo, kjo do të përmirësojë shumë marrëdhëniet tuaja. Ju gjithmonë keni shumë dyshime dhe shumë mendime përfundojnë duke ju prishur ditën. Mësoni të keni më shumë besim tek partneri juaj dhe gjithashtu tek vetja juaj.