Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, për të inspektuar punimet e kantiereve nga qendra urbane në periferitë rurale, të cilat pasi po rindërtohen për shkak se tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar nxorri jashtë përdorimit qindra banesa e dhjetra pallate.
Gjatë insektimit Rama tha se familjet e prekura do të rikthehen jo vetëm në apartamente të reja, po edhe në lagje me standarde urbane krejt të ndryshme nga ato që ishin më parë
Ai ka bërë një krahasim mes kantierëve dhe qeverisë, duke thënë se para 7 vitesh kur kanë ardhur në pushtet kanë gjetur rrënoja në çdo sistem, ndër to përmendi shëndetësinë, arsimin, administratën.
“Kjo e kantierëve është tamam si cikli qeverisës po ta shikosh. Para 7 cvitesh ne e gjetëm si ditën e nesermë të tërmetit nga pikëpamja e ekonomisë e rrëmijës, e gropave, pirgjeve me rrënoja në çdo sistem në shëndetësi në arsim në administratë dhe sot që jemi në fazën përmbyllëse të mandatit të dytë janë hedhur themelet janë hapur akset kryesore vazhdon pastrimi rindërtimi, dhe është tamam zgjedhja midis të vazhdojë të përfundojë apo të kapen ekskavatorët dhe të kthehen në kioska dhe lugët të marrin prapë mbrapsht Shqipërinë. Kjo është fiks”, tha Rama.
Një zonjë e shqetësuar ka thënë se është pa shtëpi, por ajo është siguruar nga Rama se do ti ndërtohet shumë shpejt dhe më pas do të hyjë në banesën e saj.
Biseda/ Zonja: Jam një zonjë pa shtëpi dhe pa gjë, më ka vdek burri.
Rama: Do ta bëjmë të re shtëpinë. Do bëhet dhe do hysh në shtëpi.
Mos ki frikë se sdo bëhet shtëpia. Do e bëjmë detyrën deri në fund, kur të bëhet shtëpia e re do hysh brenda saj se bëjmë dot sa hap e mbyll sytë.