Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, Blerina dëshiron t’i bëjë një surprizë bashkëshortit të tij italian dhe ta gëzojë në këtë periudhë pandemie, i cili po e përjeton pak keq këtë mbyllje. Para se ta ftojë në studio Antonon, Ardit Gjebrea i ka përgatitur një lojë të vogël. Arditi ka ftuar Klajdin, një pronar restoranti i cili do aktrojë dhe do i thotë Antonion se ai e njeh Blerinën që në moshën e adoleshencës dhe ka rënë në dashur me të.
Pasi hyn në studio, Antonio shikon një tavolinë me ushqime italiane dhe një gotë verë. Pasi pa Klajdin në ekran, ai u shpreh se nuk e njeh, në këto momente pronari i restorantit hyn në rol dhe fillon të tregojë historinë.
Klajdi: Unë jam Klajdi, nuk njihemi por unë të thirra këtu sot për të folur për bashkëshorten tënde Blerina. Nuk e di nëse ke dëgjuar të flitet për mua, por unë dhe Blerina, gjatë adoleshencës sonë, jemi rritur bashkë. Ti me siguri je në dijeni për periudhën e vështirë që ajo ka kaluar ato vite. Unë i kam ndenjur gjithmonë pranë si një vëlla, por me kalimin e viteve, brenda meje kjo ndjenjë ndryshoi dhe si tha them… Fillova të ushqej një ndjenjë më të thellë, por nuk e mora kurrë guximin t’ja shprehja këtë ndjenjë. Pastaj në 2010 ajo u largua dhe erdhi të jetojë në Itali. Unë mora vesh për marrëdhënien tuaj, në fillim e pata të vështirë ta pranoja këtë gjë, por me kalimin e kohës fillova të mësohesha. Unë të kam ftuar këtu sot për të ditur nëse ti po e bën të lumtur, nëse ajo është e lumtur me ty. Gjithsesi do të doja t’i bëja me dije se unë jam dhe do jem gjithmonë këtu për të.
Ardit Gjebrea: Si vëlla besoj.
Klajdi: Nuk e di… Po. Unë kam një ndjenjë për të që nuk di si ta përshkruaj me saktësi. Doja të të pyesja, ti Antonio po e bën të lumtur?
Antonio: Duhet të përgjigjet ajo, mendoj se po. Pastaj është punë për mua.
Ardit Gjebrea: Nga sa po kuptoj dhe nga sa kam folur me zotërinë, ai dëshiron të mbyllë një herë e mirë këtë kapitull që të mos mbajë më shpresa.. Sepse ai po jeton me shpresën se një ditë do të bashkohet dhe t’i thotë se çfarë ndjen për të.
Antonio: Jo ky është një kapitull i mbyllur për të. Është një kapitull që nuk është hapur kurrë.
Në këto momente shfaqet Blerina e cila i tregon se ishte vetëm një shaka dhe i kërkon publikisht që t’i kushtojë më shumë vëmendje, nuk do ta shohë të gjithë kohës të stresuar dhe nuk do që të kalojë shumë kohë në telefon, por t’i kushtojë më shumë kohë asaj. /Klan/