Paris Saint-Germain do të provojnë të nënshkruajnë me mesfushorin e Tottenham Hotspur, Dele Alli. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili tha se edhe futbollisti kërkon të shkojë.
Bisedimet janë në nivel të avancuar dhe marrëveshje në formë huazimi deri në fund të sezonit pa opsion blerjeje është pothuajse gati. Por, Tottenham po refuzon ta lërë Dele Allin derisa ta gjejnë një zëvendësues për të.