Çeshtja e detit me Greqinë u bë temë debati mbrëmë në OPEN ku ishte i ftuar kryeministri Rama. Për herë të parë Rama nxorri mbrëmë hartat, që tregojnë se si Berisha e shiti detin në 2009 dhe që me kërkesë të PS, u rrëzua nga Kushtetuesja e u rikthye në 2012 në normalitet.

Harta e tregon qartë se si në 2008, vija e drejtë zhduk ujrat e Brendshëm (1290 km katror).

Kryeministri Rama publikoi hartat e viteve 2001, 2008 dhe 2012, ku përcaktohet vija e drejtë bazë, që do të thotë se çdo marrëveshje dhe çdo ndarje e ujërave territoriale dhe zonës ekonomike bëhet duke u nisur nga kjo vijë.

“Në këto harta vija e drejtë bazë sipas ligjit 2001 përcakton kufirin e ujërave të brendshëm. Pra ajo vija e kuqe, të gjitha ujërat brenda profilit të thepisur i fut brenda dhe për të ndarë kufirin ku është uji territorial dhe ku shtrihet zona ekonomike, fillohet nga vija bazë e kjo ishte e 2001”, tha Rama.

Ndërkohë ai solli në vëmendje edhe hartën e 2008. “Ja çfarë bën Sali Berisha me propozim të Nishanit. Në vitin 2008 dhe Berisha, dhe Nishani, shikoni se çfarë i bëjnë Shqipërisë. Me ligj ia heqin vijën bazë dhe e fusin në profilin e vetë tokës. Shqipëria humb 1290 km2 dhe kufirin e vet detar. Del si vend si pa det fare. Dhe mbi këtë bazë në 2008 bëhet marrëveshja e famshme, ku përllogaritja e ujërave për të ndarë kufirin ujërat territoriale dhe zonën ekonomike niset jo nga vija bazë, por brenda atyre dhëmbëve, pra humbet territor”, sqaroi Rama.

Ndërkohë ai theksoi se në vitin 2019, PS me propozim të Gramoz Ruçit në parlament rifuti vijën bazë dhe e riktheu në gjendjen e mëparshme, por dëmi ishte bërë.