Kryeministri Edi Rama ka transmetuar LIVE takimin me palën turke në Ankara, ku ministrat shqiptarë kanë firmosur me homologët e tyre një sërë marrëveshjesh. Ndërkohë, Rama dhe presidenti Erdogan pritet të mbajnë një deklaratë të përbashkët për publikun.

Vetë Kryeministri i Shqipërisë ka firmosur me Presidentin turk për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të nivelit të lartë. Vizita e delegacionit shqiptar ka nisur sot dhe do të zgjasë dy ditë.