Kryeminitri Rama u shpreh gjatë daljes së tij për mediat se dy vende mike do t’i japin Shqipërisë brenda dy javëve të ardhshme 9000 doza vaksine. Rama tha se këtody qeveri nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë kur ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë

‘Ju bëj me dije gjithashtu se kemi garantuar gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9000 dozash në gjysmën e parë të janarit. Operacione solidariteti nga ana e dy qeverive mike, të cilat nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë kur ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë”, tha Rama.