Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë inspektuar sot ambienet e stadiumit “Air Albania” ku pritet të instalohet qëndra e parë e vaksinimit.
Duke prezantuar strategjinë, kreu i Shëndetësisë tha se vaksinën anti-covid pritet ta marrin 60 qytetarë në orë, duke punuar kështu 8-10 orë në ditë.
Ndërkohë, Rama tha se ekziston mundësia që vaksinimi të nisë para javës së tretë të janarit, sikurse është parashikuar.
“Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime” – tha kryeministri.