Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balliku kanë inspektuar situatën në Vlorë, pas përmbytjeve. Rama tha se pavarësisht reshjeve shumë të dendura, largimi i ujit ndryshe nga çfarë ndodhte deri para disa vitesh ishte i shpejtë.

Ai tha se do të vijohet me 3 projektet e fundit që mbyllin zinxhirin e investimeve për kanalizimet dhe lehtësimin maksimal të ngarkesës së ujit në kohë reshjesh intensive në Vlorë. “Duhet të mbyllet cikli i kanalizimeve, në rast se nuk ka reshje shumë intensive. Reshjet intensive përmbyt edhe Parisin. Në Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin. Reshjet në këta ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor. Janë pastruar shumë kanale. Problem ishte fryrja e Vjosës. Duhen hequr kënetat. Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka me kapacitetet që kemi sigurisht. Duhet durim që të bëhen të gjitha. Të fundit kanalizime kanë qenë në vitet 1980, pastaj nuk ka pasur më në demokraci. Ujë në Vlorë do ketë 24 orë në ditë, që të jemi të saktë”, tha Rama

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli tha se investimi ka dhënë rezultatet e veta dhe se ka funksionuar, reshjet e shiut ishin test.