Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID. Lajmin e dha Kryeministrin Rama i cilui ka dalë sot në një video live nga rrjeti social Facebook dhe ka dhënë lajmin e madh.
“Në përfundim të vitit të kaluar dhe në vigjilje të Vitit të Ri, siguruam 500 mijë dozat e para të vaksinës me Pfizer. Kemi dakordësuar marrëveshjen. 10.700 dozat e para do të vijnë në javën e tretë të janarit. Shoppingu im në New York përfundoi me sukses (qesh me ironi). Ndërkohë që edhe me dy vende partnere kemi siguruar 9000 doza”, tha Rama.