Kryeministri, Edi Rama është shprehur sot se, synojnë ta përfundojnë vàksinimin në Shqipëri për 14 muaj. Rama thotë se, kanë garantuar 500 mijë doza, 10780 do të vijnë në janar, 30 mijë në shkurt.
“Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. Kemi parashikuar me tre skenar ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vàksinimi ka dy efekte te personi dhe te komuniteti për të mos përhapur. Janë 2.2 milionë e përafërt që presin.”,- tha Rama në “Open”.