Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Ankara, Turqi, nga zv.Presidenti Fuat Oktay, në Presidencën e Industrive të Mbrojtjes. Para takimit Kryeministri Rama shkroi përshtypjet e tij në librin e vendosur në hollin e Presidencës së Industrive të Mbrojtjes.
Kryeministri Rama prej dy ditësh ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara, Turqi, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Gjatë ditës së djeshme Kryeministri u prit në takim nga Presidenti Erdogan. Mes Shqipërisë dhe Turqisë u nënshkruan një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Kjo vizitë, sipas Kryeministrit Rama, hap një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive.