Kryeministri Edi Rama ka qenë edhe në Gjadër të Lezhës ku tha se fala pastrimit të 48 km kanale sot përmbytje kanë dëme të vogla, ku nga mijëra banesa që ishin përmbytur në 2010, sot të përmbytura janë vetëm 10 të tilla.
“Janë pastruar 48 km kanale që sot banesat të mos përmuteshin, Janë përmbytur vetëm 10 të tilla në 2010 ishin mijëra. Nëse ky kanal nuk do të ishte pastruar këtu do të shikonin se çdo të thoshte përmbytje për shkak të njeriut, për shkak të natyrës është tjetër gjë”, tha Rama
Kryeministri u shpreh se sot nuk kemi kosto as në njerëz dhe as në bagëti, ndërsa theksoi edhe se kjo është një zonë që nuk duhej ndërtuar por këto gjëra ndodhin kur erdhi ‘fadroma me dy gishta’ duke iu referuar qeverisë Berisha.
“Sot nuk kemi kosto ne njerëz dhe bagëti, kjo zonë ka qenë e ndaluar për ndërtim, përpara se të vinte fadroma me dy gishta, ta themi dhe këtë. Demokratët e zgjuar nuk mund të thonë se këtu nuk është bërë gjë. Ky është testi, reshje dyfishi në krahasim me 2010, këto janë me statistika jo se i themi ne”, tha Rama.