Shëndeti mendor i adoleshentëve po dëmtohet nga përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale. Mirëqenia e djemve dhe vajzave fillon të ndikohet në moshën 14-vjeçare. Sipas informacioneve, shëndeti mendor i vajzave bie akoma më shumë pas kësaj moshe.
Një tjetër faktor që ndikon është edhe mungesa e ushtrimeve, gjë që përkeqësohet edhe prej pandemisë.
“1 në 3 vajza janë të palumtura me paraqitjen e tyre nga mosha 14-vjeçare, krahasuar me 1 në 7 në fund të përfundimit të shkollës fillore. Numri i të rinjve me probleme të shëndetit mendor është rritur në 1 në 6 të rinj këtë vit, nga 1 në 9 që ishte në 2017-ën”, ishin disa përfundime të raportit.
Mirëqenia e dy gjinive bie shumë gjatë adoleshencës, me vajzat që përjetojnë një rënie më të madhe. Megjithatë vlerësohet se vetëbesimi e mirëqenia e vajzave rritet në fazën e vonshme të adoleshencës.