Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje me intensitet të ulët. Autoritetet theksojnë se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë.

Po ashtu raportohet se qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë. ARRSH bën apel që drejtuesit të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

?Gjatë punimeve të mirëmbajtjes dimërore në akset rrugor Korcê-Voskopojê dhe Boboshticë-Dardhë, në qarkun Korçê.✅

Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar Rajoni Jugor on E hënë, 4 Janar 2021