Reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh dhe po punohet për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se vijon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Përdorimi i zinxhirëve sugjerohet për segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik në rrugën e Dardhës, për shkak të temperaturave të ulëta. Ndërsa drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që udhëtojnë gjatë natës, i sugjerohet që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Njoftimi i plotë: Gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë pushuar. Është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.